Kupa dhe derbi me Lushnjen, Mërgjyshi nuk neglizhon ballafaqimin me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2020 | 22:47

Kupa dhe derbi me Lushnjen, Mërgjyshi nuk neglizhon ballafaqimin me Kukësin

Para derbit me Lushnjën, Apolonia ka edhe angazhimin në Kupën e Shqipërisë me Kukësin. Kjo ndeshje luhet ditën e enjte dhe mund të mendohet se trajneri Artan Mërgjyshi do t’i kursejë titullarët, duke ditur që fierakët nuk mund t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni dhe është mirë që skuadra të jetë më e freskët në kampionat.
mergjyshi
Por, nuk do të ndodhë kështu, edhe pse pranohet se vëmendja është te derbi, ku fitorja do të kishte vlerën e 6 pikëve dhe ndikim përcaktues për garën. Apolonia do të zbresë me formacionin më të mirë në fushë në çerekfinalen e Kupës, pavarësisht rrezikut se mund t’i dëmtohet ndonjë element në prag të sfidës me Lushnjën, që ka një rëndësi të madhe për objektivin e kampionatit. Madje, klubi bardhejeshil kërkon nga skuadra një paraqitje sa më dinjitoze edhe përballë një kundërshtari shumë të fortë si Kukësi, që mban vendin e dytë në Superiore.

apolonia
GJENDJA – Stafi teknik i Apolonisë nuk ka të gatshëm dy futbollistë, Andonin dhe kapitenin Hysenshahaj, për shkak dëmtimesh. Pjesa tjetër e lojtarëve janë të gjithë të gatshëm dhe të enjten, në stadiumin “Loni Papuçiu”, fierakët nuk kanë ndërmend të neglizhojnë aspak. Trajneri Mërgjyshi do të kërkojë më të mirën nga të tijtë dhe kjo ndeshje mund të jetë edhe si një provë gjenerale para derbit. Apolonia është dy pikë para Lushnjës dhe synon që të fitojë me çdo kusht për t’iu larguar këtij kundërshtari dhe për të përfituar në çdo moment nga ndonjë gabim i Pogradecit. Fierakët duan të shkojnë direkt në Superiore, pra me vendin e parë, sepse në ndeshje shtesë nuk ka asgjë të sigurt.|

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"