Kuota e 100 golave në Itali, Xheko: Uroj t’i arrij kundër Romës!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 11:03


Kuota e 100 golave në Itali, Xheko: Uroj t’i arrij kundër Romës!

Edin Xheko është momentalisht i grumbulluar me kombëtaren boshnjake, por patjetër që me rikthimin në Itali, e gjithë vëmendja e tij do të përqendrohet tek Interi dhe te fakti që në fundjavë do të ketë përballë ish-skuadrën e tij, Romën.

XHEKO 1

Shanset për të parë në fushë sulmuesin janë të shumta, edhe pse e gjitha do të varet nga rikuperimi ose jo i Romelu Lukakut, që mund t’i marrë vendin Xhekos, krah Lautaros. Pavarësisht kësaj, 36-vjeçari shpreson se për të do të ketë minuta në dispozicion, qoftë si fillestar apo jo, minuta që do t’i shërbejnë për të kërkuar golin e tij të 100-të në Serinë A.

“Goli im i 100-të? E pres, shpresoj që të vijë sa më shpejt dhe pse jo kundër Romës.

Do të vijë kur do Zoti”, ka deklaruar boshnjaku, që në fakt ka shënuar 85 prej 99 golave të tij në kampionat, pikërisht me fanellën verdhekuqe. 14 prej tyre mbajnë ngjyrat zikaltër, ngjyra për të cilat Xheko po lufton tashmë prej dy sezonesh.

PANORAMASPORT.AL