“Kundërshtari im më i frikshëm është…”, Tajson Furi në delir: Unë mund të mposht çdo boksier në çdo kohë dhe shekull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2023 | 9:25

“Kundërshtari im më i frikshëm është…”, Tajson Furi në delir: Unë mund të mposht çdo boksier në çdo kohë dhe shekull

Tajson Furi është një nga boksierët më të mëdhenj të kësaj epoke, por tashmë është shprehur se mund të jetë ndër më të mirët në histori. -800-0-1678000526x16779957335593-975Ai u bë i famshëm që në vitin 2015, kur mposhti kampionin e atëhershëm ukrainas Vladimir Klitschko, duke u bërë figura e madhe e peshave të rënda të kohës.

Tani, tetë vjet më vonë dhe pasi mposhti një tjetër të madh si Deontai Uilder, Furi beson aq shumë në aftësitë dhe talentin e tij në ring, saqë shprehet se as Muhammad Ali, as Mike Tajson dhe as Roki Marciano, nuk mund ta ndalonin atë.

 

“Unë sinqerisht besoj, se mund të mposht çdo njeri në botë në çdo kohë, në çdo dekadë, në çdo shekull. Jam i sigurt se nëse do të shkojmë një me një, unë do t’i mundja ata në një luftë, me duar. Unë kurrë nuk kam takuar askënd, që ai mund të më mundë dhe nuk besoj ta takoj”, u shpreh ai për ‘Foxify’.

Nga ana tjetër, britaniku shprehu admirimin për rivalin e tij.

“Jam i sigurt se kundërshtari im më i frikshëm është Deontai Uilder. Tri herët, që ne luftuam, mund të ishin ekrane për mua në çdo kohë. Ai i eliminoi të gjithë ata me të cilët luftoi përveç meje. Unë do ta mbështesja që t’i mundte të gjithë në division, përveç meje. Por në fund mendoj, se përmasat dhe pesha ime e madhe, kanë të bëjnë shumë me faktin se ai nuk më mundi dot në fund”,- shtoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"