Kundërshtari i Tiranës për Europën godet në merkato, Dudelanzhi afron një futbollist “big”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 15:40

Kundërshtari i Tiranës për Europën godet në merkato, Dudelanzhi afron një futbollist “big”

Dudelanzhi, kundërshtari i Tiranës në turin e parë të Champions League, ka bërë një goditje “big” në merkato, duke afruar në skuadër një mbrojtës ekspert në prag të duelit me bardheblutë.

67567676

Bëhet fjalë për marokenin 36- vjeçar, Manuel da Kosta, i cili ka një CV të frikshme. Ai është aktivizuar në kampionatet elitare të Francës, Holandës, Italisë, Anglisë, Greqisë, Turqisë etj.

Da Kosta ka luajtur për klube me emër si Nanci, PSV, Fiorentina, Sampdoria, Uest Hem apo Olimpiakos e Trabzonspor. Gjatë karrierës së tij, marokeni i lindur në Francë ka fituar 2 kampionate me PSV-në, 1 Kupë të Turqisë me Trabzonsporin, 2 kampionate me Olimpiakosin dhe 1 Kupë në Francë me Nansin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"