Kundërshtari i Shqipërisë/ I gjithë ekipi kushton 39 milionë euro, njihuni me kombëtaren e Gjeorgjisë që u krijua pas pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2022 | 17:26

Kundërshtari i Shqipërisë/ I gjithë ekipi kushton 39 milionë euro, njihuni me kombëtaren e Gjeorgjisë që u krijua pas pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik

Historia e Gjeorgjisë nis në vitin 1990 me një ndeshje miqësore ndaj Lituanisë. Ndërkohë, pas shpalljes së pavarësisë në prill të 1991-shit nga ish-Bashkimi Sovjetik, Gjeorgjia pranohet një vit më vonë në UEFA dhe FIFA. Një nga trajnerët më të njohur që ka drejtuar ka qenë edhe Hektor Kuper.

gjeorgji

Ndërsa tani Gjeorgjia drejtohet nga ish-lojtari i famshëm i Bajernit, Vili Sanjol. Renditja aktuale që mban kjo kombëtare në FIFA është vendi i 84-t, kurse arritja më e lartëka qenë në vitin 1998, kur u pozicionua në vendin e 42-të. Mosha mesatare e skuadrës është 26.2 vjeç dhe i gjithë ekipi kombëtar kushton 39.1 milionë euro.

Lojtari më i shtrenjtë i skuadrës është Kvica Karatskelia. Ndërkaq, shiritin e kapitenit e mban Guram Kashia. Gjithashtu, dy nga lojtarët më të rëndësishëm që kanë luajtur për këtë fanellë janë Levan Kobiashvili dhe Jaba Kankava me 100 paraqitje.

Gjeorgjia vjen nga një formë e mirë në ndeshjet e fundit, teksa ka fituar katër nga pesë përballjet. Interesant është fakti që Shqipëria është “preja” e preferuar e gjeorgjianëve, ku ka grumbulluar shtatë fitore në historinë e saj, më shumëse me çdo ekip tjetër.

ggg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"