Kundërshtari i Partizanit mundet thellë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2016 | 11:21

Kundërshtari i Partizanit mundet thellë në kampionat

Kundërshtari i Partizanit në ndeshjen e turit të tretë eliminator të Champions League, Salzburgu, nuk do ta ketë të lehtë në takimin që do të luhet të martën në “Elbasan Arena”. Austriakët mund të kenë pesë mungesa, ndërsa dy janë të sigurta.

13716150_10153578496205563_4014432897696189426_n

Kështu mbrojtësi brazilian Paolo Mirana është i dëmtuar dhe do të qëndrojë gjashtë javë jashtë fushave të blerta. Po ashtu mesfushori që është edhe një nga pikat kyçe në skuadër, Leitgeb ka probleme fizike dhe është pothuajse e pamundur që ai të jetë në fushë për takimin ndaj të kuqve. Ndërsa për Yabo, Prevljak dhe Sorensen trajneri Garcia do të vendosë vetëm një ditë para ndeshjes nëse do t’i aktivizojë, pasi edhe ata kanë shfaqur shenja dëmtimi dhe mund të mos rrezikojnë për të qenë në fushë.

13707797_10153578496530563_6544303093497773493_n

Një tjetër favor i Partizanit është edhe fakti që dje skuadra austriake ka luajtur sfidën e radhës në kampionat dhe do të kenë maksimumi dy stërvitje para ndeshjes me kryeqytetasit, duke qenë se përfshihet edhe koha e udhëtimit. Një nga këto stërvitje do të jetë ajo në “Elbasan Arena”, një ditë para zhvillimit të takimit.

13726841_10153578496670563_7654308543639114387_n

Ndeshja

Në takimin e luajtur pasditen e djeshme ndaj Sturm Graz, kundërshtari i Partizanit ka humbur 3-1 dhe në fushë nuk kishte një pjesë të titullarëve, që kanë edhe probleme dëmtimesh. Salzburgu është ndëshkuar që në minutën e gjashtë, ndërsa pa mbaruar pjesa e parë, ka pësuar edhe dy gola të tjerë. Në fraksionin e dytë, trajneri Oskar është munduar të ndryshojë diçka në lojën e ekipit të tij, por ka qenë e pamundur që shifrat të barazoheshin dhe goli i Gulbrandsen ka shërbyer vetëm për statistikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"