Kundërshtarët e Laçit, “terminal” largimesh para Europës/ U kanë ikur 10 lojtarë, flet trajneri: Do t’u japim shans të rinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 16:10

Kundërshtarët e Laçit, “terminal” largimesh para Europës/ U kanë ikur 10 lojtarë, flet trajneri: Do t’u japim shans të rinjve

Iskra Danilovgrad ishte ekipi “i peshkuar” nga Laçi në raundin e parë të kualifikueseve të Ligës së Konferencës. Malazezët, me përfundimin e sezonit janë përballur me largime të shumta dhe ndryshime rrënjësore.

1652649027-milivoje-novovic-trener-iskre

Mediat fqinje bëjnë me dije se plot dhjetë lojtarë nga sezoni i shkuar janë larguar nga Iskra dhe klubi ka nisur punën për zëvendësimin e tyre. Ndërkohë, raportohet se ish-lojtari i kombëtares malazeze, Vladimir Boljevic dhe fantazisti Ivan Markoviç janë dy afrimet e kryera deri më tani, teksa ndodhen në negociata edhe me futbollistë të tjerë. Ditën e nesërme Iskra do të udhëtojë drejt Palam, provincë në Bosnjë, për të kryer fazën përgatitore.

Para nisjes së kësaj faze ka folur trajneri i ekipit malazez, Milivoje Novoviç, që ka treguar mbi fazën përgatitore dhe planin para ndeshjes me Laçin.

“Praktikisht nuk patëm pushime. Menjëherë pas takimit me Zetën ramë dakord që t’u përkushtohemi sa më shumë përgatitjeve për ndeshjen me Laçin. Kemi një plan dhe program të detajuar për të kryer përpara ndeshjes së parë me Laçin. Duhet pranuar se kemi pësuar shumë ndryshime në ekipin tonë.

Kemi disa afrime dhe synimi ynëështë të ruhet harmonia e grupit dhe të ndërtojmë njëskuadër të aftë për të përballuar të tilla sfida. Gjithashtu,nuk do të lihen pas të rinjtë ambiciozë. Do t’u jepet edheatyre një shans. Me angazhimin dhe me punën e tyre, tërinj nga akademia po trokasin herë pas here në derën eekipit tonë. Po stërvitemi me ritëm maksimal dhe atmosfera është shumë e mirë”, përfundoi Novoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"