Kundërshtarët e Laçit, Hapoeli drejtohet nga “Angela Merkeli” e Izraelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2020 | 12:53

Kundërshtarët e Laçit, Hapoeli drejtohet nga “Angela Merkeli” e Izraelit

Laçi ka president Pashk Laskën, ndërsa Hapoel Ber Sheva drejtohet nga një femër. Quhet Alona Barkat dhe është bërë e famshme në Izrael për suksesin e jashtëzakonshëm si biznesmene.
000_14O6C6-1024x640
Gati 4 vite më parë kur Hapoel Ber Sheva mposhti Interin në “San Siro”, tabloidi i famshëm gjerman “Bild” e pagëzoi me emrin “Angela Merkel e futbollit”. Ajo është pronare e klubit prej vitit 2007 dhe në drejtimin e saj, Hapoel Ber Sheva u transformua në një prej klubeve kryesore në futbollin izraelit. Me mijëra tifozë dhe me tri kampionate të fituara në katër sezonet e fundit, Barkat ishte protagonistja absolute femër në Izrael. Barkat u lind dhe u rrit në Ashkelon, një qytet i njohur në Izrael, ndërsa më pas, familja e saj u transferua në Jerusalem.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"