Kundërshtar pa objektiva, Daja nuk ul vigjilencën te Skënderbeu për ndeshjen me Luftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 15, 2020 | 12:15


Kundërshtar pa objektiva, Daja nuk ul vigjilencën te Skënderbeu për ndeshjen me Luftëtarin

Skënderbeu pas një dite pushim të dhënë nga trajneri Ilir Daja, si shpërblim për fitoren ndaj Vllaznisë, i është rikthyer ditën e djeshme punës intensive për të përgatitur ndeshjen e radhës.
daja (1)
Edhe pse bëhet fjalë për një takim të lehtë në letër, përballë Luftëtarit të rënë nga kategoria tashmë, trajneri i korçarëve nuk kërkon që të ulë tempin e përgatitjeve. Gjithçka ka filluar me një seancë të plotë për rikthimin e lojtarëve nga pushimi njëditor, ndërsa më tej gjithçka do të vazhdojë si me punën teknikotaktike të ekipit me topin ashtu edhe me analizat video të ndeshjeve të fundit për të parë se çfarë duhet të rregullojë skuadra në këto tri javë të mbetura të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com