“Kundër Partizanit nuk është e lehtë”, Guindo: Për të shënuar jam këtu, kishim dhe pak fat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2023 | 17:56

“Kundër Partizanit nuk është e lehtë”, Guindo: Për të shënuar jam këtu, kishim dhe pak fat

Saliu Guindo ishte heroi i Laçit në sfidën kundër Partizanit me dy golat e tij, duke i dhënë tre pikë të rëndësishme kurbinasve. Pas sfidës, sulmuesi u shpreh mjaft i lumtur dhe se detyra e tij është të shënojë.

guindo

“E dimë që kundër Partizanit është shumë e vështirë. Por patëm dhe pak fat dhe ishim të zotët për të shënuar golat.

Jam shumë i lumtur. Për këtë jam këtu. Që ta ndihmoj skuadrën me aq sa mundem. Pa shokët e skuadrës nuk do të isha duke shënuar”, u shpreh Guindo për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"