“Kundër Partizanit, fati s’ishte me ne”, zv/trajneri i Teutës: Jemi të detyruar të fitojmë çdo ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2021 | 16:16

“Kundër Partizanit, fati s’ishte me ne”, zv/trajneri i Teutës: Jemi të detyruar të fitojmë çdo ndeshje

Barazimi ndaj Partizanit nuk ishte rezultati që prisnin te Teuta, por tani kërkojnë fitoren në një fushë delikate si ajo e Laçit. Zv.trajneri Bledar Hodo, në një prononcim për “Panorama Sport”, analizon situatën ku ndodhet Teuta, si dhe për rëndësinë që ka ndeshja në transfertë me Laçin. “Bëmë një ndeshje pozitive. U futëm për ta fituar takimin dhe e vetmja gjë që nuk shkoi ishte vetëm zotërimi i topit në momente të veçanta, pasi terreni nuk ishte në nivelin e duhur për shkak të reshjeve.
unnamed
Frikë nuk kishim aspak. Ishim të bindur se do të fitonim. Por, në kushte të tilla e vetmja mënyrë për të shënuar ishin goditjet standarde. U dhamë më shumë rëndësi, rrezikuam disa herë, por edhe fati nuk ishte me ne. Jemi të bindur tek objektivi ynë dhe do të bëjmë maksimumin që ta arrijmë, pavarësisht vështirësive që kemi. Kemi cilësi në skuadër dhe besoj se do të na ndihmojë për të arritur aty ku ne duam”, deklaroi fillimisht Hodo, për të folur më pas për ndeshjen e së dielës në Laç.
Laci goli
“Nëse japim maksimumin e mundësive që kemi dhe bëjmë lojën tonë, besoj te fitimi i ndeshjes, pavarësisht vështirësisë që paraqet. Jemi të detyruar të fitojmë çdo ndeshje. Presioni është normal për një ekip që pretendon titullin. Gjithsesi, e rëndësishme është të marrim pikët maksimale, më pas do të shikojmë. Tashmë jemi të përqendruar vetëm te ndeshja e radhës. Kampionati është i gjatë dhe ka shumë “luftë” nga çdo ekip, por fundi do ta tregojë vërtet cila është skuadra kampione”, përfundoi numri 2 i pankinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"