Kundër Malmos dhe 1.3 milionë euro arkëtime, kampionët e Kosovës në delir

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2018 | 23:41

Kundër Malmos dhe 1.3 milionë euro arkëtime, kampionët e Kosovës në delir

Plot 1.3 milionë euro të sigurta dhe një sfidë luksi me Malmon në turin e parë të Ligës së Kampioneve. Drita e Gjilanit ka bërë një hap gjigand, duke arkëtuar një shifër të jashtëzakonshme për futbollin kosovar.

Drita

Për pjesëmarrjen në turin paraeliminator të Ligës së Kampioneve ka përfituar 230 mijë euro. Tashmë, pas kualifikimit do të përfitojë edhe 280 mijë euro. Me Malmon natyrisht që duket mision i pamundur, por eliminimi e çon Dritën në turin e dytë të Ligës së Europës, nga ku do të përfitojë edhe 260 mijë euro të tjera bonus nga UEFA.

Ndërsa si klub kampion përfiton edhe një bonus prej 260 mijë eurosh nga UEFA, duke qenë se nuk shkon dot në fazën e grupeve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"