Kumbulla zyrtarisht pjesë e Romës, flet mbrojtësi shqiptar: E pamundur të refuzoja ofertën, ja çfarë më bindi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 17:30

Kumbulla zyrtarisht pjesë e Romës, flet mbrojtësi shqiptar: E pamundur të refuzoja ofertën, ja çfarë më bindi

Marash Kumbulla do të vazhdojë karrierën te Roma, teksa ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi te skuadra verdhekuqe.

kumbulla

Kryeqytetasit u treguan më të shpejtë për të marrë shërbimet e talentit shqiptar, duke parë edhe konkurrencën e disa ekipeve si Interi dhe Lacio.

Në fjalët e para si një lojtar i Romës, Kumbulla është shprehur: “Roma përfaqëson një mundësi, një sfidë të mirë për mua, ishte e pamundur t’i refuzoja.

U binda nga projekti i klubit dhe nuk hezitova të merrja vendimin. Do bëj gjithçka që të mos zhgënjej ata që besuan tek unë”, u shpreh Kumbulla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"