Kumbulla-Zalevski, dueli vazhdon edhe jashtë fushe: Shihemi në stërvitje…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 14:58

Kumbulla-Zalevski, dueli vazhdon edhe jashtë fushe: Shihemi në stërvitje…

Shqipëria u mposht mbrëmjen e së hënën në ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit 2024 kundër Polonisë me shifrat minimale 1-0, me një ndeshje që nuk pati ndonjë shkëlqim nga vendësit, por gjithsesi ata që festuan në fund ishin polakët.

AS Roma Training Session

Ky rezultat solli një zhgënjim te lojtarët kuqezinj pas ndeshjes, por gjithashtu edhe nota pozitive dhe optimizëm për të ardhmen. Për këtë arsye, njëri prej tyre, Marash Kumbulla, ka postuar një foto nga ndeshja në rrjetin e tij social “Instagram”, ku shkruan: “Kishim dashur që t’i fillonim këto kualifikuese me një rezultat ndryshe, por shpirti është ai i duhuri. Forca Shqipëri!”, shkuan Kumbulla që menjëherë më poshtë merr një koment nga titullari i Polonisë, Nikola Zalevski, i cili është shoku i tij në ekipin e Romës dhe nuk i kursen edhe një batutë mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

“Faleminderit”, i shkruan Zalevski, i cili qëndroi në fushë deri në minutën e 68-të të takimit. Ndërkohë, inati i Kumbullës është shtuar, gjithmonë me nota humori, dhe mbrojtësi i Kombëtares lë një replikë duke iu drejtuar polakut: “Shihemi nesër”, dhe bashkëngjitur kësaj shprehjeje vjen edhe një shenjë grushti, me kuptimin e batutës që nesër në stërvitjen e Romës “do të hash dru”.d42216f5-6b8a-4293-9191-cb98a9442991422ea28c-3276-485a-8d76-faa6169e8cf6Mesa duket dueli i dy mbrojtësve do të vazhdojë edhe jashtë fushe, por këtë herë të dy do të veshin të njëjtat ngjyra. Kumbulla është pjesë e Romës që prej vitit 2020, kur u ble nga Verona dhe ky është sezoni i tretë si verdhekuq, ndërkohë nga ana tjetër, Nikola Zalevski, është prodhim i akademisë së Romës. Sa i përket përballjes së djeshme, shokë skuadre kanë qenë edhe Karol Lineti me Etrit Berishën, të dy pjesë e Torinos në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"