Kumbulla, shqiptari i dytë që luan për Romën. Mund të ishte bashkuar me verdhekuqtë që 4 vite më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 23:20

Kumbulla, shqiptari i dytë që luan për Romën. Mund të ishte bashkuar me verdhekuqtë që 4 vite më parë

Marash Kumbulla nuk është shqiptari i vetëm që ka luajtur për Romën. I pari që ka veshur fanellën verdhekuqe ka qenë legjenda Naim Kryeziu, gjakovari që u transferua nga Tirana drejt Italisë, ku qëndroi për shumë vite dhe fitoi një kampionat. Më vonë ai mori edhe postin e trajnerit në këtë skuadër dhe u bë drejtor i saj. Kryeziu konsiderohet si një nga legjendat e skuadrës së Romës për kontributin që ka dhënë në vitet 1939–1947.

kryeziu-naim-696x380

Kumbulla mund të përfundonte te Roma 4 vite më parë, kur ende ishte pjesë e skuadrës së të rinjve të Veronës. Njëri prej zbuluesve të talenteve të verdhekuqve e kishte zbuluar dhe kishte mbajtur shënime për të.

“Tregon personalitet dhe qetësi në qarkullimin e topit. Ka strukturë fizike të mirë dhe duhet blerë patjetër. Është një lojtar i fortë në lojën e ajrit dhe mund të përmirësohet shumë”, shkruante në raportin e tij Xhorxho Boskolo në 5 nëntorin e vitit 2016.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"