Kumbulla sfidon Ajaksin, short i lehtë për Arsenalin dhe Junajtidin. Ja përballjet në Europa Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2021 | 14:19

Kumbulla sfidon Ajaksin, short i lehtë për Arsenalin dhe Junajtidin. Ja përballjet në Europa Ligë

Shorti në Nion të Zvicrës, ka zbuluar ditën e sotme çiftet për fazën çerekfinale në Ligën e Europës.

Europa-League-UEFA-Europa-League-live-Schedule-how-and-where

Roma, ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, është shortuar me Ajaksin, me ndeshjen e parë që do të luhet në Holandë ndërsa e kthimit në Itali.

Shorti i lehtë për Mançester Junajtidin, që është vendosur përballë Granadës, ndërkohë që skuadra tjetër angleze, Arsenali, përballet me Slavia Pragë.

433

Tabela përgatitur nga “SofaScore“:

Gjithashtu janë zbuluar edhe çiftet gjysmëfinaliste, ku fituesi i çiftit Granada-Junajtid do të përballet me fituesin e Ajaks-Roma, ndërsa fituesi i çiftit Dinamo Zagreb-Vijareal përballet me fituesin e Arsenal Slavia Pragë.

Surpriza Dinamo Zagreb, që eliminoi Totenhemin, është vendosur përballë Vijarealit. Çerekfinalet e vajtjes do luhen në 8 prill, të kthimit më 15 prill. Gjysmëfinalet më 29 prill dhe 6 maj, ndërsa finalja më 26 maj, në “Gdansk Arena” të Polonisë.

SHORTI:

Çiftet çerekfinaliste:

Granada- Mançester Junajtid (A1)

Arsena-Slavia Pragë (A2)

Ajaks-Roma (B1)

Dinamo Zagreb-Vijareal (B2)

Çiftet gjysmëfinaliste:

(A1)-(B1)

(B2)-(B2)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"