Kumbulla rrëfehet për “The Guardian”: Roma vendi ideal për karrierën time, fitorja kundër Juves e paharrueshme sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 14:24

Kumbulla rrëfehet për “The Guardian”: Roma vendi ideal për karrierën time, fitorja kundër Juves e paharrueshme sepse…

Transferimi më i ri i Romës, Marash Kumbulla e ka pranuar se ka studiuar dhe ka mësuar nga Kris Smolling sezonin e kaluar. Mbrojtësi shqiptar kompletoi kalimin tek verdhekuqtë, në huazim për 3 milionë euro dhe 22 milionë të tjera detyrim për ta blerë.

kumbulla-roma

Kumbulla bëri një sezon mjaft të mirë me Veronën, ku ngjalli interesin e disa skuadrave të mëdha italiane si Inter dhe Lacio. “Kur mësova se kisha një mundësi për të luajtur me Romën, nuk mu desh shumë kohë për të vendosur. E dija menjëherë se ai ishte klubi i duhur për mua. Ata më treguan projektin, stafin si dhe fola me trajnerin. Tifozët e Romës, stadiumi dhe historia e këtij klubi janë fantastikë dhe ishte shumë e lehtë për mua që të zgjidhja. Roma për mua, është vendi ideal për të vazhduar karrierën. Kristiano Ronaldo është një kundërshtar shumë i vështirë, por unë jam munduar ta limitoj atë me karakteristikat e mia. Dibala dhe Lukaku janë gjithashtu të vështirë për tu përballur. I pari për shpejtësinë e tij ndërsa i dyti për forcën e tij. Kam pasur avantazhin të luaj kundër më të mirëve në Itali në një moshë kaq të re. Kjo më ka bërë që të rritem më shpejt.

Fitorja kundër Juventusit ishte e paharrueshme për mua sepse atë ditë ishte ditëlindja ime. Nuk mund të kërkoja për një dhuratë më të mirë. Vitin e kaluar më pëlqente të shikoja Kris Smolling kur luante. Jam përpjekur të mësoj prej tij”, ka thënë Kumbulla në një intervistë për “The Guardian”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"