Kumbulla postim emocional për sezonin e tij të parë në Serinë A: Më duket si ëndërr, nëse ndalem një moment…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 3, 2020 | 18:06


Kumbulla postim emocional për sezonin e tij të parë në Serinë A: Më duket si ëndërr, nëse ndalem një moment…

Marash Kumbulla bëri një super sezon me Veronën në debutimin e tij në Serinë A. Mbrojtësi shqiptar i’a ka dalë që nga një futbollist i panjohur të shndërrohet në dëshirën e shumë klubeve të mëdha italiane por jo vetëm.

kumbulla

Kumbulla me përfundimin e kampionatit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon krenarinë për atë që ka bërë në fushë dhe i duket si një ëndërr sezoni që sapo mbylli me Veronën. “Nëse ndalem një moment të mendoj për sezonin që sapo u mbyll, më duket një ëndërr, duke filluar nga ajo datë 25 gusht, data e debutimit në Serinë A që nuk do ta harroj kurrë. Ashtu si nuk mund të harroj me siguri 5 tetorin dhe gëzimin e golit të parë.

Sfidat kundër të mëdhenjve të kampionatit tonë, fitoren ndaj skuadrës kampione të Italisë, udhëtimin e një grupi të jashtëzakonshëm që ka merituar çdo pikë dhe çdo kënaqësi në një kampionat pë të cilin thjesht duhet të jemi krenarë”, shkruan Marash Kumbulla në profilin e tij zyrtar në “Instagram”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com