Kumbulla nga stoli, zikaltërit me ish-in Xheko. Si priten të rreshtohen Roma dhe Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 11:20

Kumbulla nga stoli, zikaltërit me ish-in Xheko. Si priten të rreshtohen Roma dhe Interi

Marash Kumbulla, duke parë edhe ndryshimin taktik që ka vendosur të bëjë së fundmi Zhoze Murinjo në kryeqytet (nga 4-2-3-1 në 3-5-2), kishte shanse reale për të qenë titullar ndaj Interit, duke parë se mbrojtësi i djathtë Karsdorf ishte i pezulluar me kartonë.

ROMA INTER

Por, në stërvitjen e djeshme Mançini ka kaluar testin e forcës pas një dëmtimi që kishte hasur, ndaj për shqiptarin që pritej në qendër të mbrojtjes dhe me Mançinin që mund të spostohej në të djathtë, kjo ide ra poshtë.

Ndërkohë, për sa i përket Interit, dyshimet janë zero për trajnerin Inzagi. Në sulm do i besojë ish-it Xheko të mbështetur nga Lautaro, ndërsa në mesfushë Çalhanoglu fiton duelin me Vidalin. Në mbrojtje do të jetë Dimarko që zëvendëson të dëmtuarin De Vraj.

RO

in

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"