Kumbulla i jashtëzakonshëm, Gjimshiti një garanci kuqezi. Ja situata e lojtarëve te Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 19:23

Kumbulla i jashtëzakonshëm, Gjimshiti një garanci kuqezi. Ja situata e lojtarëve te Kombëtares

Marash Kumbulla është një nga shpërthimet më të mëdha këtë sezon në Itali. Qendërmbrojtësi i Veronës, i cili ka debutuar me Kombëtaren shqiptare, ka arritur të fitojë vëmendjen e të gjitha ekipeve italiane. Paraqitje fantastike dhe një mbrojtës që pavarësisht moshës vetëm 20- vjeçare, ka treguar se në vitin e tij të parë në elitën e futbollit italian mund të ketë sigurinë e një veterani dhe cilësitë e një mbrojtësi me shumë vlera.

kumbulla.verona.2019.201.750x450

Së fundmi, Interi dhe Lacio janë duke dueluar ashpër teksa shpesh thuhet që Interi është më i avantazhuar dhe me një ofertë më pranë kërkesave të larta të drejtuesve të Veronës, të cilët e vlerësojnë me rreth 30 milionë euro qendërmbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Është pak, po e sigurt të thuhet që në prapavijë, Shqipëria do të ketë një shtyllë të rëndësishme për dekadën në vazhdim. 1 gol në 25 ndeshje, janë statistika plotësuese për paraqitjen e shkëlqyer të tij.

GJIMSHITIII

BERAT GJIMSHITI – Për të plotësuar prapavijën, në Serinë A po rritet nga dita në ditë edhe Berat Gjimshiti. Tashmë një garanci dhe mbrojtës i padiskutueshëm në Atalantën e Gasperinit. Një tjetër qendërmbrojtës i Kombëtares, që për fat, gjithashtu si Kumbulla, po tregon sezon fantastik në mbrojtjen me tre. Edhe për të një vit konfirmimi, i dyti radhas që siguron një biletë Champions-i. 27-vjeçari regjistron dy gola të shënuar dhe një asist gjatë këtij sezoni.

dermaku-696x460

DERMAKU & NDOJ – Kastriot Dermaku është qendërmbrojtësi tjetër i cili ka bërë një sezon pozitiv në Serinë A me Parmën, e cila qëndron edhe për nj tjetër sezon në elitën e futbollit italian. Nga ana tjetër, mesfushori Emanuele Ndoj, prej një dëmtimi, nuk la gjurmë te Bresha në Serinë A dhe do të duhet të kthehet vitin e ardhshëm në ligën e dytë Italiane, Serinë B.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"