Kumbulla e Tonali, Interi përgatit planet për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 10:03

Kumbulla e Tonali, Interi përgatit planet për të ardhmen

Profilet eksperte do të ndihmonin në ndjekjen e menjëhershme të titullit dhe do të largonin përfundimisht alibitë e gjithë ambientit. Sepse një merkato me pesë yje do të detyronte Interin të luante sezonin e ardhshëm me “letra” të zbuluara, për të qenë rivali i drejtpërdrejtë i Juventusit në garën për titullin.
zHANG
Megjithatë, udhëzimet e “Suning” ecin në një binar të dyfishtë: vërtet Zhang që nga sezoni i kaluar po shtyn për t’u rikthyer te sukseset, por që nga afrimi i pronarëve të rinj projekti është bazuar edhe te vlerësimi i të rinjve të rritur në shtëpi dhe tek investimi te të rinjtë më të mirë të kampionatit. Afrimet e Sensit dhe Barelës verën e kaluar ecin në këtë drejtim, ndërkohë që dyshja e radhës e të rinjve që Interi dëshiron të sigurojë mban emrin e Sandro Tonalit dhe Marash Kumbullës: dy lojtarë me vitlindjeje 2000 për t’u përfshirë në grup, për t’u rritur me shpejtësi, por pa presion, dhe mbi të cilët të themelohet Interi i së ardhmes.
1591006278_KumbullaeTonali
ME KUJDES – Për Tonalin vazhdon faza e frenimit mes Interit e Breshës, me të drejtë të fokusuara te fundi i sezonit. Palët mbeten larg te vlerësimi i mesfushorit: Çelino po qëndron i ndalur te vlerësimi prej 50 milionë eurosh, ndërsa për Marotën dhe Auzilion shifra e duhur do të ishte 30. Interi, megjithatë, ka një as nën mëngë jo banal, ose më saktë, miratimin e lojtarit. Tonali, që kërkohet edhe nga klubet e gjithë Europës, dëshiron të qëndrojë në Itali dhe është i bindur se Interi është klubi që mund t’i garantojë një rol prej protagonisti menjëherë, siç ka ndodhur këtë vit me Barelën: pikërisht formula e transferimit të këtij të fundit nga Kaljari mund të jetë e njëjta që do të ndiqej edhe për Tonalin, me një operacion në huazim me detyrim blerjeje, duke iu afruar kërkesave të Breshës falë bonuseve e ndoshta me përfshirjen e një të riu në marrëveshje. I njëjti frenim vlen edhe për Marash Kumbullën me Veronën: për shqiptarin zikaltrit po mendojnë blerjen (për rreth 30 milionë) dhe lënien te verdhekuqtë për një tjetër sezon, kështu Verona do të përfitonte ekonomikisht dhe teknikisht.

LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"