Kumbulla debuton ndaj Juves? Fonseka i surprizon të gjithë, ja çfarë ka vendosur për ndeshjen e nesërme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 23:52

Kumbulla debuton ndaj Juves? Fonseka i surprizon të gjithë, ja çfarë ka vendosur për ndeshjen e nesërme

Roma do të përballet ditën e nesërme me Juventusin, në një ndeshje ku për verdhekuqtë pritet të debutojë edhe mbrojtësi shqiptar i sapo afruar, Marash Kumbulla.

kumbulla-roma

Në konferencën para ndeshjes së nesërme, trajneri i Romës, Paulo Fonskea ka zbuluar formacionin me të cili do të zbresë në fushë.

Trajneri i verdhekuqve i ka surprizuar të gjithë, teksa e ka treguar të gjithë formacionin që do të zbresë në fushë, nëse sipas tij nuk ndodh ndonjë e papritur për të bërë ndryshime.

“Nëse diçka e paparashikuar nuk do të ndodhë deri ditën e nesërme para ndeshjes, në fushë do të zbresin, Mirante, Santon, Mançini, Ibanez, Kumbulla, Spinacola, Veretut, Pelegrini, Mikitarjan, Pedro dhe Xheko.”, u shpreh Fonseka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"