Kuman takohet me 3 kandidatët për president të Barcelonës, u kërkon të sjellin falas dy futbollistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 20:00

Kuman takohet me 3 kandidatët për president të Barcelonës, u kërkon të sjellin falas dy futbollistë

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman u takua sot me 3 kandidatët për postin e presidentit të Barcelonës Joan Laporta, Viktor Font dhe Toni Freiksa. Sipas medias pranë klubit katalanas “El Mundo Deportivo”, tekniku holandez u ka shprehur hapur pretendëtve për postin e presidentit të Barcelonës se dëshiron që gjatë verës të transferohen në “Kamp Nou” dy futbollistë.
hnWzTd8H
Bëhet fjalë për dy futbollistët Erik Garsia (Mançester Siti) dhe Memfis Depai (Lion). Kuman u ka kërkuar kandidatëve që të mbrojtësi spanjoll dhe sulmuesi holandez të transferohen gjatë verës pa kosto teksa u skadon kontrata.

Të dy lojtarët janë prej kohësh në listën e dëshirave të 57-vjeçarit, por ai kërkon që për shkak të situatës së vështirë ekonomike të klubit, të mos bëhen shpenzime për Garsian dhe Depain gjatë merkatos së verës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"