Postuar: Nëntor 20, 2018 | 15:28
Kuman “mjeshtër” i taktikës, ja lëvizja që solli kualifikimin ndaj Gjermanisë
Holanda “të bën me zemër”. Është kjo shprehja që mund të përdoret për raste të tilla kur skuadra e drejtuar nga Kuman barazon Gjermaninë për 6 minuta në fund të lojës. Ai që shënoi golin e barazimit për “tulipanët” ishte mbrojtësi Virgil Van Dijk i cili u gjend në zonë pas një krosimin dhe e dërgoi në rrjetë topin.
Por teksa të gjithë e quajtën si një rastësi praninë e Van Dijk në zonë duket se nuk ka qenë ashtu. Është britanikja “Daily Mail” që ka nxjerrë shënimet e dorës së trajnerit Kuman i cili për minutat e fundit të lojës përdori një formacione 3-2-3-2.
Me Van Dijk që doli në majën e sulmit duke një lëvizje e planifikuar që doli me sukses nga vetë trajneri holandez.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"