Kuman i ka orët e numëruara, Barcelona ka vetëm një kandidat për të zëvendësuar trajnerin holandez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 14:06

Kuman i ka orët e numëruara, Barcelona ka vetëm një kandidat për të zëvendësuar trajnerin holandez

Barazimi ndaj Kadizit nuk bëri asgjë tjetër veçse një start të tmerrshëm të sezonit të Barcelonës ku gjithashtu edhe Kuman i cili i ka orët e numëruara në pankinën katalanase lexoi një letër pa dijeninë e klubit ku fliste në dëm të këtyre të fundit.

ksavi

Me 5 ndeshje dhe 9 pikë në total në këtë kampionat duket se pankina e Ronald Kuman po “dridhet” dhe kandidati i cili po afrohet gjithnjë e më shumë është legjenda e klubit blaugrana, Ksavi Hernandez.

Në mediat spanjolle po qarkullon lajmi se ndeshja ndaj Levantes të dielën nuk mund të jetë deçizivja për teknikun holandez Kuman pasi drejtuesit mund ta shkarkojnë në orët e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"