Kuman e pret gijotina te Barça, Iniesta e di kush do ta zëvendësojë: Është bërë gati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 23:40

Kuman e pret gijotina te Barça, Iniesta e di kush do ta zëvendësojë: Është bërë gati

Andres Iniesta i ka dhënë lamtumirën Barcelonës, por vazhdon të ndjekë me shumë interes gjithçka që ndodh në klubin ku u rrit si futbollist e u kthye në një nga emrat më të njohur e vlerësuar në planet. Ish-mesfushori i katalanasve, i cili tashmë vazhdon karrierën e tij në Japoni, ka analizuar ngjarjet e fundit dhe uron që të shohë përsëri skuadrën të kthehet drejt majave.

iniesta

“Ndjek gjithmonë Barcelonën dhe jam ende në kontakt me disa ish-shokë skuadre si Zhordi Alba e Buskets. Shpresoj që Kuman të ketë fat dhe që skuadra të gjejë ekuilibrin e duhur. Ka nevojë për kohë, në futboll, ashtu si në çdo gjë tjetër”, tha ai.

Por nëse Kuman dështon, Iniesta i ka idetë e qarta se kush do të jetë pasardhësi i tij. “Mendoj se Çavi është gati, e imagjinoj që tani në drejtimin e Barcelonës. Çavi është përgatitur shumë gjatë këtyre viteve për të drejtuar ekipin, ka besim dhe ndërgjegjësimin që duhet për të përballuar këtë sfidë”, ishin fjalët e Iniestas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"