Kulusevski prezantohet tek Juventusi: Jam me fat që do luaj me Ronaldon, Ibrahimoviç më telefonoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 16:17

Kulusevski prezantohet tek Juventusi: Jam me fat që do luaj me Ronaldon, Ibrahimoviç më telefonoi

Dejan Kulusevski ndihet me fat që do luaj me Kristiano Ronaldon dhe tregon se Zlatan Ibrahimoviçi e telefonoi pasi firmosi me Juventusin. Suedezi nënshkroi me bardhezinjtë që në janar, por kaloi vetëm në fund të sezonit.

juventus

“Kristiano është fantastik, është shumë i mirë. Ai flet me të gjithë, madje edhe për gjërat jashtë fushe. Jam me fat që do luaj me të dhe shpresoj që ta ndihmoj. Çdo ditë është një luftë, gjithmonë duhet të jesh 100%. Do bëj gjithçka që të ndihmoj skuadrën”. 19-vjeçari zbuloi ai mori një telefonatë nga Ibrahimoviçi kur firmosi për Juventusin.

“Ai është idhulli im, ai hapi dyer në Suedi që askush nuk i hapi. Ai më telefonoi, dhe ishte emocionuese për mua. Kur isha i vogël, kurrë nuk mendoja se Zlatan do më telefononte mua”, tha Kulusevski në konferencë për shtyp.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"