Kulusevski është një “gogol”, Juve kujdes nga… lojtari yt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 10:19

Kulusevski është një “gogol”, Juve kujdes nga… lojtari yt

Dejan Kulusevski ishte grabitja më e bukur që Juventusi mund t’i bënte Interit në orët e para të këtij viti të ri 2020. Kur të gjithë mendonin se mesfushori suedez do të firmoste me zikaltrit, “Zonja e Vjetër” në mënyrë surprizë ka firmosur të gjitha “letrat” duke e bërë të vetin 19- vjeçarin për shifrën e 36 milionë eurove, plus 9 milionëve të tjera në formë bonusesh, të cilat do të paguhen në 3 këste të barabarta deri në vitin 2023. 

kulusevski

Dhe duke parë shifrat e fazës së parë që talenti i radhës të cilin Atalanta e ka zbuluar dhe e ka lënë sivjet që të rritej në formë huazimi te Parma, e bëjnë Kulusevskin një lojtar vërtet interesant, por në të njëjtën kohë edhe një rrezik shumë të madh për Juventusin, skuadrën e tij të ardhshme.

dejan-kulusevski-663171.660x368

NUMRA TË FRIKSHËM 

Ndoshta si rrjedhojë e famës së tij shumë të vogël, Dejan Kulusevski mund të snobohet disi, por nëse shikon statistikat, trajneri Sarri duhet të marrë masa vërtet të rrepta për ta ndaluar lojtarin që do të stërvisë nga vera e ardhshme. “Gogoli” i skuadrës së Parmës, mes Kupës dhe kampionatit, numëron 22 prezenca me emiljanët, në të cilat 19- vjeçari ka dhuruar edhe 4 gola e 7 asiste. Por, më shumë sesa kjo, janë cilësitë e tjera që ai shpreh në fushë, të cilat duhen mbajtur nën vëzhgim.

Kulusevski

Fakti që Kulusevski luan në zemrën e fushës, ai është një lojtar që humb mjaft topa 15.11 mesatarisht për ndeshje (norma e Serisë A është 9.97 topa të humbur), por ndërkohë rikuperon më shumë se çdokush tjetër në rolin e tij 5.68 për ndeshje (mesatarja është 4.31).

Por, pika më e fortë e nordikut është shpërthimi i tij në driblim, duke qenë se deri më tani ka ofruar 9.97 driblime për ndeshje të sakta, ndërkohë që norma për mesfushorët e qendrës është 1 driblim për ndeshje. Edhe rastet për gol që ndërton për shokët e skuadrës janë shumë pozitive: 2.21 për ndeshje, ndërsa norma është 1.08 asiste. Në 55 për qind të ndeshjes, Kulusevski luan në mesfushën rivale, prandaj Juventusi dhe Sarri bëjnë mirë që ta mbajnë sa më larg që të jetë e mundur lojtarin e tyre të ardhshëm.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"