Kulifikimi ndaj Laçit, trajneri Kompani: Ishim perfektë në pjesën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2021 | 11:45

Kulifikimi ndaj Laçit, trajneri Kompani: Ishim perfektë në pjesën e parë

Ish-futbollisti i Mançester Sitit, trajneri i Anderlehtit Vinsent Kompani, ka komentuar kualifikimin për më tej:

kompany-673x430

“Në pjesën e parë ishim shumë mirë. Shënuam dhe nuk humbëm asnjë shans. Për shkak të situatës së mirë, ne bëmë disa zëvendësime në pjesën e dytë, për shkak se humbëm disa mekanizma në lojën tonë. Megjithatë, krijuam sërish shanse shënimi.

Ne duhet të vazhdojmë hap pas hapi, sepse në sezonin e shkuar kishim shumë lojtarë në huazim. Këtë vit duhet të ndërtojmë një bosht të ri për të shkuar sa më larg, por do të duhet pak kohë për këtë.

Viteshe? Në krahasim me Laçin, kjo është një nivel tjetër, sepse është kundërshtar që ka lojtarë me kualitet të madh dhe do të jetë presion i madh për lojtarët tanë”, ka deklaruar Kompani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"