Kuli sulmon Bushin për listën e U-21: Pse nuk thirret Lushkja? Se e ka babin kasap?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2017 | 20:13

Kuli sulmon Bushin për listën e U-21: Pse nuk thirret Lushkja? Se e ka babin kasap?

Lista e Kombëtares U-21 të publikuar sot nga FSHF është kthyer në një temë të nxehtë diskutimesh mbi emrat e përzgjedhur nga Superiorja, ku është përfshirë edhe ish-sulmuesi i njohur Bekim Kuli. Ky i fundit ka komentuar në postimin e FSHF-së rreth listës në Facebook, duke pyetur se pse nuk grumbullohej Regi Lushkja në përfaqësuese.

u21 kuli

“Po Regi Lushkja që ka 5 vjet që luan, 3 vjet me Besën e Kavajës edhe 2 vjet me Laçin, është 21-vjeç apo s’ka gjë se pret ky… Ka 100 ndeshje deri tani edhe 60 me Laçin këto dy vite të gjitha në formacion.

Regi Lushkja

Regi Lushkja

Për mendimin tim, lojtari më i mirë në Shqipëri në rolin e tij. Vetëm ka një defekt, nuk del në gazeta se është çun i mirë i urtë… edhe Babin s’e ka të njohur se e ka kasap…”, ishte postimi i ish-sulmuesit që tashmë është trajner.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"