“Kule është pseudotrajner dhe mashtrues”, Korreshi i kundërpërgjigjet teknikut të Apolonisë: Ja çfarë u dërgon vajzave në tel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2021 | 13:00

“Kule është pseudotrajner dhe mashtrues”, Korreshi i kundërpërgjigjet teknikut të Apolonisë: Ja çfarë u dërgon vajzave në tel

Trajneri i Lushnjës në futboll për femra Hekuran Korreshi hedh poshtë akuzat e bëra nga homologu i tij i Apolonisë, Mariglen Kule. Korreshi tha se është ai që paguan ekipin me ndihmën e FSHFsë. Ai i cilësoi akuzat si shpifje dhe si të pabazuar në rregullore faktin që trajneri i Apolonisë drejton edhe kombëtaren U-19 të femrave. Në një reagim për “Panorama Sport”, Korreshi tha se nuk ka pasur inskenim dhe se kartonët e kuq ishin pjesë e një loje të tensionuar.

korreshi
Le ta nisim nga financat…!

Ekipi paguhet nga unë personalisht dhe një pjesë tjetër është ndihma e FSHFsë, e cila jep një pagë stimuluese për vajzat. Pagesën e FSHF-së, 18 vajza e marrin në bankomat. Është një shpifje, ajo që thotë trajneri i Apolonisë, por unë nuk i drejtohem gjykatës sepse dihet nga të gjithë se çfarë mashtruesi është trajneri i Apolonisë. Ai e drejton Apoloninë kundër rregullores sepse është trajner i U-19 të përfaqësueses së femrave dhe me rregullore nuk lejohet.

Si u caktuat trajner i ekipit të Lushnjës?
Unë i kam dërguar një plan-program kryetarit të Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe, i cili u ndje i lumtur për këtë projekt. Unë jam trajner me firmën e kryetarit të Bashkisë dhe kam një kontratë 1-vjeçare. Unë nuk jam trajner partie. Në respekt të lirisë politike unë jam simpatizant i PD-së, ndërkohë që Bashkia e Lushnjës drejtohet nga socialistët. Nuk e di ku bazohet trajneri i Apolonisë që thotë për mua trajner partie. Në fakt është e kundërta.

Pse ndeshja solli kaq shumë probleme kur diferencat në fushë janë tepër të mëdha?
Trajneri i Apolonisë njihet në kampionat si problematik. Me Tiranën, Juban Danjën, Kinostudion, ku bashkë me ekipin janë zënë në mes të fushës dhe ndeshjet janë ndërprerë. Mund të faktohet edhe nga këto ekipe. Nuk ia vlen që merresh me këtë pseudotrajner, që i dërgon sms vajzave, me premtimin që do t’i marri në përfaqësuesen U-19.

A ka qenë i inskenuar përfundimi i lojës me 6 lojtare…?
Në po shkonim drejt një humbjeje minimale pësuam një gol në fund të pjesës së parë. Në një ndeshje derbi ndodhin të gjitha. Pësimi i golave në pjesën e dytë i rëndoi psikologjikisht. E kam thënë dhe e përsëris, që kartonët e kuq ishin të merituar dhe këtë e kemi kërkuar te vetja.

Ndërkohë, që zv.trajnerja e Apolonisë ju akuzon për inskenim…
Është e vërtetë që kam pasur një bisedë me trajneren Alma Dizdari dhe kemi diskutuar për diferencat që kanë ekipet dhe kjo u pa në fushë. Por, nuk ka patur inskenime nga ana jonë. Unë e thashë, që ne patëm edhe një dëmtim dhe ndërrimi na u kthye mbrapsht. Unë e vlerësoj Apoloninë, por për mendimin tim është Vllaznia që merr kampionatin.

“Trajneri i Lushnjës rrjep lekët e vajzave”, Kule i përgjigjet Korreshit: Matrapaz, është teknik partie dhe turpi i futbollit

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"