Kukësit i prishen planet, shtyhet prezantimi i Gegës dhe trajner i përkohshëm emërohet ish-kapiteni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 23:51

Kukësit i prishen planet, shtyhet prezantimi i Gegës dhe trajner i përkohshëm emërohet ish-kapiteni

Pas largimit të Shpëtim Duros, Kukësi ka emëruar si trajner të përkohshëm ,Rrahman Hallaçin. Verilindorët nëpërmjet faqes zyrtare kanë njoftuar se prezantimi i trajnerit të ri nuk do të zhvillohet sot dhe nesër ekipi do të dalë në stërvitje nën urdhrat e trajnerit të përkohshëm Hallaçit.Hallaci

Kukësi si trajner të ardhshëm ka zgjedhur ish-trajnerin e Partizanit, Skënder Gega, i cili në sesonin e fundit fitoi titullin me të kuqtë. Por, mësohet se Gega ka kërkuar kohë për të firmosur kontratën, duke mos pranuar të bëj prezantimin zyrtar përpara se të gjente dakordësi për disa pika të marrëveshjes.

Edhe pse klubi lajmëroi për konferencën në orën 16:00, tashmë ndryshon plani dhe nuk është çudi që të prishet akordi verbal me Gegën.

Njoftim i klubit:

Konferenca e prezantimit të trajnerit nuk do të zhvillohet ditën e sotme!

Nesër ekipi do të dalë në stërvitje dhe trajner i përkohshëm do të jetë ish-kapiteni Rrahman Hallaçi, që rikthehet te Kukësi pas një aventure të suksesshme si futbollist.

Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet në një moment të dytë për të cilin do të ketë njoftim! Faleminderit!

kk

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"