Kukësin e pret një short “ferri”, rrezikon të sfidojë klube “big”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2017 | 14:40

Kukësin e pret një short “ferri”, rrezikon të sfidojë klube “big”

Kukësin e pret një short “ferri” në debutimin historik në Ligën e Kampioneve. Klubi kampion në fuqi i Shqipërisë do ta nisë nga turi i dytë paraeliminator, ndërkohë që rivalin do ta mësojë më 19 qershor, kur UEFA do të hedhë shorin në Nion të Zvicrës.

Sipas programit, ndeshja e parë do të zhvillohet më datat 11 dhe 12 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 18 dhe 19 korrik. Kukësi rrezikon të përballet me emra “big” të futbollit europian, pasi është i pozicionuar në vazon e dytë, që cilësohet si ajo e skuadrave jofavorite.Kukesi Kampion

Në turin e dytë paraeliminator, koeficientin më të madh e kanë kampionët e Sëlltikut, që udhëheqin vazon e favoritëve. Më pas, skuadra të njohura si Salzburg në Austri, Kopenhagen në Danimarkë, Ludogorets në Bullgari, BATE Borisov në Bjellorusi dhe APOEL Nikosia në Qipro, janë rivalë të mundshëm të veriorëve, që drejtohen nga Ernest Gjoka.ekipi_kampion_2017Mirëpo, në vazon me 15 skuadra që mund të jenë kundërshtarë të Kukësit është edhe Karabaku ku luan kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli. I vetmi ekip që Kukësi mund të “peshkojë” janë kampionët e Moldavisë, Sherif Tiraspol.

RIVALËT E MUNDSHËM TË KUKËSIT:

Sëlltik (Skoci)

Salzburg (Austri)

Kopenhagen (Danimarkë)

Ludogorets (Bullgari)

BATE Borisov (Bjellorusi)

APOEL Nikosia (Qipro)

Maribor (Slloveni)

Karabak (Azerbajxhan)

Malmo (Suedi)

Astana (Kazakistan)

Partizan Beograd (Serbi)

Rijeka (Kroaci)

Rozenborg (Norvegji)

Sherif Tiraspol (Moldavi)

Hapoel Ber Sheva (Izrael)

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"