Kukësin e “lë nafta” në Ballsh, mbledhje urgjente në skuadër

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 9, 2015 | 10:44

Kukësin e “lë nafta” në Ballsh, mbledhje urgjente në skuadër

kukesiBylisi dhe Kukësi ndahen në paqe, por paqja vlen vetëm për Bylisin. Barazimi 1- 1 në fushën kundërshtare nuk është një rezultat i kënaqshëm për Kukësin. Pas përfundimit të ndeshjes, qarkulloi lajmi se drejtuesit morën vendimin për të larguar trajnerin Troisi dhe drejtorin teknik Hasan Lika, por “Panorama Sport” kontaktoi me presidentin Safet Gjici, i cili e mohoi këtë gjë. Duket se ka qenë shfryrje e nervave të momentit pas barazimit në Ballsh që konsiderohet hap fals në luftën për titullin kampion. Ditën e sotme pritet të ketë një mbledhje për të nxjerrë fajtorët e kësaj situate aspak pozitive në kampin kuksian. Në një ndeshje nervash dhe të luftuar në çdo aspekt, skuadra e Kukësit nuk arrin të thyejë tabunë transfertë, ndërsa Bylisi merr një pikë të artë në luftën për mbijetesë. Pas dhjetë javësh kampionat, skuadra kuksiane e sheh ryesuesit e Partizanit dhe objektivi për të fituar titullin kampion kërkon një mrekulli.vetën -11 pikë nga k

Pjesa e parë –

Ndeshja fillon mjaft vrullshëm për skuadrën e Kukësit që tregon dhëmbët. Mbrojtësi Renato Malota tenton i pari të kalojë në avantazh skuadrën e Kukësit, por mbrojtja e Bylisit tregohet e saktë duke ndalur topin. Vendësit nuk rrinë duarkryq dhe reagojnë menjëherë me anë të Pepës, por goditja e tij ndalet nga Memini, i cili shmang një gol të sigurt. Dëshira për ta fituar ndeshjen është e madhe në radhët e të dyja skuadrave dhe këtë e tregojnë rastet e shumta që regjistrohen në fraksionin e parë të ndeshjes. Krosimet e shumta të Micit nuk gjejnë në kohën e duhur Limën dhe Kariokën, ndërsa për Bylisin është Peposhi që nuk shfrytëzon një kundërsulm. Momentin më të mirë për të kaluar në avantazh skuadra e Bylisit e ka në minutën e 35-të, kur portieri i Kukësit tregohet mjaft vendimtar. Pas goditjes së Hyshmerit dhe Papës, Koçi reagon në dy kohë duke u mohuar vendësve një gol të sigurt. Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë –

Gjithçka ndodh në fraksionin e dytë të ndeshjes. Skuadrat e shtojnë ritmin dhe aksionet sulmuese janë më të shumta se në pjesën e parë. Lima bën një goditje të fortë nga rreth 20 metra, e cila vë në vështirësi portierin Mushica. Nuk vonon shumë dhe në minutën e 69-të Lima avancon me topin drejt portës së Bylisit. Mushica e ndal atë dhe gjyqtari Alla akordon penallti për Kukësin. Karioka e shndërron në gol dhe në ekipin kuksian nis festa për një fitore të mundshme në transfertë. Por nuk është kështu. Në minutën e 81-të, Brunild Pepa godet mjaft bukur nga jashtë zone, por topi pasi përplaset në traversë e përfundon në këmbët e Mbellas. Ky i fundit godet menjëherë, por sërish shtyllë. Aksionet e shumta të vendësve do të konkretizoheshin në gol vetëm 5 minuta më vonë. Gava godet nga 25 metra dhe mposht portierin Koçi. Në kohën e mbetur, Kukësi tenton të reagojë, por është i pafuqishëm. Aksionet e ndërtuara nuk konkretizohen siç duhet dhe rastet për shënim ia lënë vendin lojës së ashpër dhe acarimit mes lojtarëve. Hyshmeri dhe Moreira përplasen mes tyre dhe u desh ndërhyrja e disa lojtarëve të tjerë që situata të qetësohej. Një barazim që i vlen më shumë Bylisit që e nxjerr nga zona e ftohtë. Ballshiotët renditen në vendin e dhjetë me një pikë më shumë se Vllaznia dhe dy më shumë se Tërbuni.





www.minuta90.com