Kukësi zyrtarizon Rexhinaldon, ja kur do të bashkohet me skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 18:54

Kukësi zyrtarizon Rexhinaldon, ja kur do të bashkohet me skuadrën

Lajmin ekskluziv të “Panorama Sport” për firmosjen e Rexhinaldos me Kukësin e ka zyrtarizuar edhe vetë klubi verilindor nëpërmjet faqes zyrtare.

Rexhinaldo 2

Sulmuesi nga Mozambiku do t’i bashkoet skuadrës së Cungut ditën e henë ku do të startoj edhe me përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Karabakut.

“I bashkohet dhe një tjetër sulmues, FK Kukësit! Klubi jonë ka arritur të mbyllë një marrëveshje ditën sotme me Reginaldo Artur Faife. 28-vjeçari luan në rolin e sulmuesit dhe ka firmosur një kontratë një-vjeçare me FK Kukësin. Të hënën pritet ti bashkohet ekipit tonë para ndeshjes së raundit të dytë të ligës së kampioneve kundër ekipit Qarabag të Azerbaixhanit. I urojme suksese Reginaldo Faifes”, shkruan klubi verilindor në “Facebook”.

rexhinaldon

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"