Kukësi-Tirana në “Loro Boriçi”/ Te Vllaznia nuk janë të kënaqur, Djarmati: Jo me dëshirë në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 11:46

Kukësi-Tirana në “Loro Boriçi”/ Te Vllaznia nuk janë të kënaqur, Djarmati: Jo me dëshirë në Shkodër

Para ndeshjes ndaj Kastriotit, për emisionin “Gol pas Goli” ka folur drejtori i Vllaznisë, Matko Djarmati, i cili thekson se në sezonin e kaluar ekipi ka neglizhuar, ndërsa shton se fushën për ndeshjen mes Kukësit dhe Tiranës nuk e kanë lënë me dëshirë pasi, sipas tij, edhe “Loro Boriçi” nuk është në gjendje të mirë.

Djarmati2

“Nuk ka qenë me dëshirë, por këtë kampionat kemi. Fusha jonë nuk është optimale, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Besoj një ditë do të rikthehet kjo mikpritje”, u shpreh Djarmati, duke zbuluar se klubi Vllaznia nuk ka qenë dakord me vendimin e federatës, por klubi shkodran e ka pranuar në heshtje, duke mos nisur një luftë me institucionin e futbollit.

Kujtojmë se itinerari i sfidës Kukësi-Tirana ndryshoi plot tre herë, duke u vendosur fillimisht në ”Loro Boriçi”, më pas u transferua në ”Air Albania” për tu vendosur përfundimisht të luhej në Shkodër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"