KUKËSI-TEUTA/ Ndeshje e luftuar, por pa gola. Dallojnë portierët, ja cilët zhgënjyen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 23:10

KUKËSI-TEUTA/ Ndeshje e luftuar, por pa gola. Dallojnë portierët, ja cilët zhgënjyen

Gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Shqipërisë Kukësi-Teuta dha gjithçka për 90 minuta, përveç golave. “Panorama Sport” zgjedh “lojtarin më të mirë dhe më pak aktiv të ndeshjes së djeshme”.

106495270_2251541088324559_94676014214416664_o
MË I MIRI
106297170_2251541568324511_2872786072328403138_o
Portierët e të dyja skuadrave, Stivi Frashëri dhe Dashamir Xhika, u treguan vendimtarë gjatë ndeshjes së djeshme. Në rastet më të pastra që u krijuan, ata evituan gola të sigurt. Gjithashtu një paraqitje mjaft të mirë bëri fantazisti Sherif Kallaku, duke treguar klas në fushë dhe dhënë asiste për sulmuesit. Një performancë mjaft të mirë te Kukësi bëri edhe dyshja e qendrës së mbrojtjes: Lulaj-Krasniqi.

MË PAK AKTIVI
Goli i Kukesit ndaj Bylisit logo
Dy lojtarët e krahut të Kukësit, Edi Maliqi dhe Emiljano Musta, jemi mësuar t’i shohim shpesh në ndihmë të sulmit, duke ndihmuar skuadrën në të dyja fazat e lojës. Dje ata nuk ishin në formën e tyre më të mirë, ashtu si edhe Aleksandër Kuro i Teutës, i cili në kohën shtesë mori kartonin e dytë të verdhë dhe doli automatikisht me të kuq. Larg pritshmërisë ishin edhe lojtarë si Florent Avdyli e Enis Gavazaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"