Kukësi-Skënderbeu, kthim në “vendin e krimit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2017 | 9:53

Kukësi-Skënderbeu, kthim në “vendin e krimit”

Do të jetë një ndjesi e veçantë për një pjesë të madhe të lojtarëve të Skënderbeut sot në Kukës. Aty, ku më datë 20 maj të këtij viti përjetuan një nga situatat më absurde që prodhon futbolli shqiptar herë pas here… Ishte një ndeshje që vulosi titullin e Kukësit, por që arbitri bëri “kërdinë” duke penalizuar korçarët hapur dhe iu shuar me “dhunë” shpresat për përmbysjen e madhe.

Jorgji

Ajo ndeshje është një nga momentet më të errëta të futbollit dhe kjo nuk erdhi as nga huliganizmi i tifozëve, as sepse një grup lojtarësh manipuluan rezultatin dhe as nga ndonjë fatkeqësi natyrore, siç mund të jenë tërmetet apo gjëra të ngjashme. Jo, ndeshja u njollos nga zyrtari i federatës, arbitri dhe askush nuk mbajti përgjegjësi për këtë.

Atë ditë jo vetëm që u cenua rëndë besueshmëria për futboll të ndershëm, por u dëmtua edhe imazhi i gjyqtarit më premtues të futbollit shqiptar. Enea Jorgji mund të shndërrohej në një ikonë për brezat e rinj që aspirojnë arbitrimin, por atë ditë u vu në dilemë nëse futbolli vendoset në fushë apo jashtë saj.

Pati nga ata që i kujtuan Skënderbeut disa triumfe të viteve të shkuara, ndërsa disa të tjerë i cilësuan gafa njerë- zore ato të gjyqtarit. Sot është tjetër situatë, por vendi është i njëjti: të shohim nëse ka ndryshuar diçka…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"