“Kukësi s’ka ekip për rënie nga kategoria”, Safet Gjici: Na dëmtoi merkatoja e verës, por vendosa që të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 22:57

“Kukësi s’ka ekip për rënie nga kategoria”, Safet Gjici: Na dëmtoi merkatoja e verës, por vendosa që të…

Kukësi surprizoi ditën e sotme kampionët e Tiranës, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Një fitore shprese kjo për verilindorët, që ndodhen në zonën e ftohtë. Në lidhje me situatën që po kalojnë kuksianet, ka folur presidenti i nderit, Safet Gjici, që nëpërmjet një lidhje në “Skype” me emisionin “Sport News” të moderatores Trevisa Tufa u shpreh:

Gjici

“Nuk e prisnim një sezon të tillë. Bërja e një merkato të keqe, bëri që mos të kemi rezultate në fazat e para. Vendosa që të ketë merkato tjetër të dimrit. Tani jemi në rrugën e duhur. Pas fitores me Tiranën, sërish jemi në renditje të vështirë. Stafi teknik po punon. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Nuk duhet të themi që fituam me Tiranën dhe arritëm gjithçka. Unë besoj se Kukësi ka një rrugë të vështirë. Besoj se Kukësi do të ecë.

Nuk duhet të dorëzohemi asnjëherë. Dëm të madh na ka dhënë merkato e verës. Klubi ka shpenzuar shumë, por pa ia dalë dot. Kampionati është i vështirë, shumë i vështirë, shumë konkurrues. Nuk duhet të jemi mëndjemedhenj, nuk duhet të kënaqemi me pak. Le të marrim ndeshjet nga një një. Dua të luajmë fort pasi na pret një sfidë e fuqishme. Duhet të mendojmë të grumbullojmë pikët. S’kemi ekip për rënie nga kategoria”, u shpreh Gjici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"