Kukësi si kurrë më parë, zv. trajneri Hallaçi: Me Laçin vetëm për fitore, nga këtu nis kthesa jonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 14:44

Kukësi si kurrë më parë, zv. trajneri Hallaçi: Me Laçin vetëm për fitore, nga këtu nis kthesa jonë

Kukësi, më keq se tani, kurrë nuk e ka nisur kampionatin në Superiore. Zv.trajneri Rraman Hallaçi, në konferencën e djeshme për shtyp, u shpreh optimist për ndeshjen me Laçin dhe për situatën e Kukësit.

hALLACI

“Ndeshjen me Teutën e përgatitëm për fitore, por atë histori kishte ai takim. Edhe një pikë vlen për vazhdimësinë, ndaj duhet të marrim fitoren ndaj Laçit. Jemi të ndërgjegjshëm që ende nuk jemi në 100%, por dalëngadalë do të rregullohemi dhe skuadra do të jetë gati. Të mos harrojmë që në ndeshjen ndaj Teutës ishte vetëm Bruno Lulaj nga ekipi i vjetshëm dhe lojtarët e ardhur tashmë po e kuptojnë që Kukësi ka një fanellë të rëndë. Kukësi dhe Laçi kanë bërë gjithmonë ndeshje derbi, ku kemi pasur edhe ne, edhe ata vështirësi, sepse jemi dy skuadra konkurruese. Laçi është një skuadër e mirorganizuar, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të kërkojmë fitoren.

Neve na duhen me patjetër tri pikët, të bëjmë kthesën e madhe dhe të vazhdojmë rrugën që kemi nisur që në fillim. Objektivi ynë i parë është për të marrë fitoren, ndoshta nuk do të kërkojmë lojë të bukur dhe spektakolare, por tri pikët. Në këto momente na duhen pikët. Nuk mund të them që kemi krizë, pasi është një gjë më se normale. Mund të humbësh në javën e nëntë dhe të pesëmbëdhjetë e të marrësh dy humbje, ne i kemi marrë për fat të keq në start, por kjo nuk do të thotë gjë. Jam i bindur që ne do t’i rregullojmë të gjitha rrugës. Mungesa e Gegës? Flas vazhdimisht dhe konsultohem me profesor Gegën, pasi ai është i pari. Ka parë takimin në Durrës dhe gjatë ndeshjes gjithmonë kemi folur dhe na ndihmon për çdo gjë. Gjendja e tij është duke u përmirësuar dhe shpresoj e kam besim që ai shumë shpejt do të jetë mes nesh”, u shpreh trajneri Hallaçi.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"