Kukësi si ekipet e mëdha europiane, ja teknologjia e re në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 21:56

Kukësi si ekipet e mëdha europiane, ja teknologjia e re në stërvitje

Teknologjia është bërë një domosdoshmëri ditët e sotme në futboll, për të arritur nivelet sa më të larta. Ditën e sotme, siç njofton edhe vetë klubi i Kukësit, verilindorët kanë kryer stërvitje teksa kanë qenë të pajisur me sistem GPS, dhe performanca e tyre është monitoruar dhe verifikuar gjatë gjithë kohës.

cungu stafi

Aty shihet intensiteti, shpejtësia e secilit prej tyre si dhe rendimenti në fushë. Kujtojmë që vitet e fundit, edhe klubet më të mëdha europiane e kanë futur tashmë në stërvitjen e tyre, por edhe gjatë ndeshjeve, dhe sistemi GPS nuk mungon kurrë.

kukesi gps

rrumbullaku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"