Kukësi shkëlqen me Pakultin, trajneri tregohet modest: Nuk e di a jemi më mirë apo më keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 19:15

Kukësi shkëlqen me Pakultin, trajneri tregohet modest: Nuk e di a jemi më mirë apo më keq

Kukësi zhvilloi sot miqësoren e fundit përpara startit të kampionatit për vitin 2018. Kampionët në fuqi arritën të mposhtnin Dinamon me rezultatin 5-1. Golat për verilindorët u shënuan nga Shkodra, dy herë Guri, Bakaj dhe Ymeraj. Ndërsa golin e vetëm për dinamovitët e realizoi Lika.

Kukesi

Në një prononcim në fundin e ndeshjes, trajneri i Kukësit Pakult, u shpreh për mediat:

“Jam i kënaqur e lojtarët pasi ata zbatuan pikërisht ato që unë kam kërkuar. Ishte një test i mirë për të gjithë. Nuk e di a jemi më mirë apo më keq, sepse nuk e kam ndjekur më parë Kukësin, këtë duhet ta thoni ju.

Pakult

Por mua më pëlqen skuadra sesi sillet. Kemi ende kohë për të menduar dhe do të shohim gjithmonë nga ndeshja e radhës.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"