Kukësi turpëron Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2015 | 16:57

Kukësi turpëron Tiranën

Kukesi-Tirana

KUKËSI TIRANA 4-1
GOLAT: Hysa 5′, Pejiç 22′, 34′, 37’/ Ndikumana 83′
KUKËSI: Halilaj, Hallaçi, Shameti, Malota, Mici, Hasani (Xheferson 54′), Musolli, Lushtaku (Pit 46′), Zeqiri, Hysa (Hoxha 72′), Pejiç; Trajner: M.Radanoviç. (në dispozicion: Stazhila, N.Halili, Dosti, Jonuzi).
TIRANA: Frashëri, Kërçiku (Sefa 61′), Muça, Curri, Pashaj, Taku, Karabeci, Hyshmeri (Ndikumana 46′), Morina (Malaj 46′), Kahata, Bushiç. Trajner: G.Magani. (në dispozicion: Ed.Bakaj, Ristevski, Kalari, Bulku).
KARTONË TË VERDHË: Lushtaku 39′, Zeqiri 69′, Shameti 79’/ Pashaj 39′, 58′, Curri 58′, Ndikumana 79′
KARTON I KUQ: Pashaj 58′ DELEGAT: Denis Bastari (Tiranë)
VËZHGUES: Sokol Jareci (Tiranë)
GJYQTARET R. Sadiku (Elbasan), E. Barushi, D. Rexha (Tiranë

Kukësi shkatërron Tiranën dhe sigu ron matematikisht pjesëmarrjen në Europa Ligë. Bardheblutë janë mposhtur me shifrat e thella 4-1 në “Zeqir Ymeri”, duke mbetur praktikisht jashtë Kupave të Europës. Një humbje fatale kjo dhe paradoksi është që kryeqytetasit detyrohen që bëjnë tifo për ekipin e Radanoviç në finalen e Kupës. Nëse verilindorët fitojnë këtë trofe ndaj Laçit, atëherë Tirana mund të “presë” një biletë europiane prej vendit të katërt. Megjithatë, për të arritur këtë, fillimisht duhet të kalojë edhe Teutën në jav- ën e fundit të këtij sezoni. Goli i Hysës dhe tripleta e Pejiç për 37 minuta kanë “turpëruar” Tiranën, aq sa goli i nderit, i shënuar nga Ndikumana duket i papërfillshëm. Një 90-minutësh i dobët i miqve, aq sa edhe Gugash Magani në fund dha dorëheqje të parevokueshme. Pjesa e parë Tirana dje luante sezonin dhe futej në fushë vetëm për fitore. Por, përtej të gjithave, bardheblutë nuk e nisën aspak mirë. Kukësi, nga ana tjetër, u shfaq i qetë dhe shfrytëzoi çdo hapësirë. Sinjali i parë vjen nga Pejiç, por nuk gjeti kuadratin. E megjithatë goli nuk vonoi, pasi në të 5-ën minutë mendoi Hysa të zhbllokonte shifrat. Sulmuesi Hysa kalon nga e majta dhe futet i pashqetë- suar në zonë, lëshon një silurë që Frashëri, edhe pse e preku, nuk e ndali dot. Vendësit shtojnë presionin, por pa rezultat. Ndërkohë, tentativat e bardhebluve nuk krijojnë kurrfarë rrezikshmërie. Në të 22-ën, është radha e Pejiç. Kroati, i pamarkuar nga e djathta, përfiton nga dalja e gabuar e Frashërit, e parakalon portierin që mbetet i shtrirë, avancon pak, gjuan fuqishëm dhe e dërgon topin në rrjetë, 2-0. Mendohej se Tirana do të reagonte, por ishte e kotë. Bardheblutë u shfaqën të shthurur, duke krijuar mjaft boshllëqe, gjë që ia bëri tepër të lehtë Kukësit. Në të 34-ën, është sërish Pero Pejiç që realizon dhe këtë herë një supergol. Kroati merr një krosim të gjatë, avancon dhe me një gjuajtje potente në diagonal e detyron Frashërin që ta shoqërojë topin vetëm me shikim dhe 3-0. Është një moment që shokon miqtë, të cilët shthuren. Dhe, pa kaluar 3 minuta, Curri shkakton penallti, duke prekur një top në zonë. Ekzekuton Pejiç dhe 4-0. Një gol, i cili dërrmon shpresat e Tiranës që në 45 minutat e para. Pjesa e dytë Magani bën lëvizje në formacion, duke futur Sefën dhe Ndikumanën në vend të Kërçikut dhe Hyshmerit. Bardheblutë, përtej nervit, nuk arrijnë që të rifuten në lojë. Ndërkohë, sikur të mos mjaftonte “pokeri”, Tirana mbetet me 10 lojtarë, pas daljes së Pashajit me të kuq. Ndërhyrja e mbrojtësit detyron kryesorin Sadiku që t’i tregojë të dytin të verdhë në të 58-ën minutë. Në inferioritet numerik, e vetmja gjë që u mbetet bardhebluve është që të gjejnë të paktën golin e nderit. Tenton Karabeci në të 62-ën dhe 77-ën, por në të parën topi pasi prek traun, kontrollohet nga Halilaj, ndërsa në të dytën është larg kuadratit. Ai që mendon të shënojë golin e vetëm është Selemani Ndikumana, aq shumë i diskutuar gjatë kësaj jave për kapriciot e tij. Në të 84-ën, një goditje nga kufijtë e zonës. Ai të paktën u jep tifozëve të pranishëm në stadium të drejtën që të duartrokasin. Por ky gol nuk ndryshon asgjë, përtej disa rasteve që u krijuan. Fundi shoqërohet me festë në Kukës, ndërsa te Tirana ka vend vetëm për zhgënjim, pasi ky sezon mund të cilë- sohet totalisht i dështuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"