Kukësi sheh “dritë” për sulmin, Rexhinaldo jep lajmin e madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2018 | 20:08

Kukësi sheh “dritë” për sulmin, Rexhinaldo jep lajmin e madh

Kukësi ka udhëtuar drejt Gjeorgjisë për të zhvilluar ditën e nesërme ndeshjen me ekipin e Torpedos të vlefshme për turin e tretë eliminator të Europa Ligës. Ditën e djeshme klubi ka hasur një problem të paprecedentë nga ana e gjeorgjianëve të cilët nuk lejuan që të kalonin Valon Ethemin, Edis Maliqin, Fatjon Malokun dhe Fait Rexhinaldon.

rexhinaldo

Duket se pas gjithë këtyre problemeve Kukësi ka marrë një lajm të mirë sot pasi ky i fundit ka arritur të zgjidhë problemin me palën gjeorgjiane dhe të udhëtoj për të qenë prezent për ekipin e Armando Cungut. Lajmi është dhënë nga vetë lojtari nëpërmjet rrjeteve sociale ku shkruan: “Më në fund! Jam gati të fluturoj drejt Gjeorgjisë. Faleminderit klubit tim për të gjitha përpjekjet e bëra. Unë do të shkoj i karikuar. Forca Kukësi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"