Kukësi sfidon Fenerbahçen në miqësoren e luksit, presidenti Gjici vëzhgon ekipin në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2018 | 11:07

Kukësi sfidon Fenerbahçen në miqësoren e luksit, presidenti Gjici vëzhgon ekipin në Turqi

Trajneri Pakult ka nxjerrë në dy turne ekipin në stërvitje. E para nisi në orën 09:15 minuta me orën lokale të Turqisë, të cilën e ndoqi nga afër presidenti i klubit Safet Gjici dhe krahu i djathtë i tij, menaxheri i klubit Naim Halili.

26219707_1337962546349089_639093928445686115_n

Gjici ka mbetur i kënaqur nga trajneri Pakult dhe impakti që ai ka pasur me lojtarët, diçka që është shprehur në stërvitje, në fushë në dy takimet miqësore, të cilat Kukësi i fitoi.

Pa harruar reklamën e mirë që Pakult i ka bërë Kukësit sidomos në Austri, vend në të cilin skuadra kuksiane u ndalua, dyshua dhe u hetua për ndërhyrje në rezultat në një takim miqësor të zhvilluar në tokën austriake në fazën përgatitore në verë.

dgdgggh

Sakaq, në dhjetor të vitit që sapo lamë pas, u konfirmua që verilindorët ishin të pafajshëm.

Ndërsa seanca e dytë stërvitore u zhvillua pasdite, në orën 15:15, në të cilën tekniku u dha këshillat e fundit futbollistëve për ndeshjen me gjigantët turk të Fenerbahçes.

Takimi kundër Fenerbahçes do të luhet nesër më 13 janar 2018, në orën 20:00, me orën lokale turke.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"