Kukësi “rrëmben” Sebino Plakun, sulmuesi drejt firmës për 4 mijë euro

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Qershor 13, 2018 | 9:08

Kukësi “rrëmben” Sebino Plakun, sulmuesi drejt firmës për 4 mijë euro

Sebino Plaku është një hap larg firmës me Kukësin. Sulmuesi që mbylli sezonin me Kamzën, duke konfirmuar një formë të shkëlqyer, ka disa javë që po negocion me drejtuesit e klubit verilindor. Mirëpo, gjithçka u la pezull, pasi Plaku kërkoi kohë. Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, ka qenë iniciatori i kësaj lëvizjeje, i shtyrë nga trajneri Peter Pakult, i cili ka kërkuar me ngulm një lojtar si Plaku, i cili mund të përshtatet qoftë nga krahët, por edhe si sulmues i dytë apo në qendër.

mziu plaku

“Po, është e vërtetë që jam në bisedime me Kukësin dhe gjërat duken në rrugë të mbarë. Kam paraqitur kërkesat e mia dhe tani po pres hapin që do të bëjë klubi. Ofertat nuk më kanë munguar. Rikthimi në Norvegji? Kam qenë këtë periudhë. Është një moment ku po mendoj edhe për familjen.

plaku

Do të më interesonte më shumë një kontratë afatgjatë me klubin Ham Kam, pasi dua të jetoj në Norvegji. Por, nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje, prandaj dhe kam lënë gjithçka të hapur. Gjithsesi, këto ditë do të vendos për të ardhmen”, është shprehur dje për “Panorama Sport” sulmuesi tiranas.

Plaku22

Mësohet se Plaku ka kërkuar një shumë prej rreth 50 mijë eurosh në sezon, gjë që fillimisht presidenti Gjici nuk e ka pranuar, por me kalimin e kohës duket se te Kukësi janë bindur për të plotësuar kërkesën e lojtarit. Plakut i është ofruar një kontratë 1-vjeçare dhe në parim marrëveshja është arritur. Nuk është çudi që sulmuesi të firmosë që sot. Njohja shumë e mirë e Superiores, por dhe eksperienca e tij e gjatë, janë motive ekstra pse te Kukësi insistojnë për Plakun.

SKERDILAID SULOZEQI






0 Komente Shfaq Komente Fshih komente

Shkruaj nje koment

www.minuta90.com