Kukësi rikthehet te fitorja, fundos Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2016 | 17:56

Kukësi rikthehet te fitorja, fundos Bylisin

Kukësi vijon te kalojë një moment fantastik në Kampionat. Pas barazimit në kryeqytet ndaj Tiranës, verilindorët janë rikthyer menjëherë te fitorja duke fituar me rezultatin e pastër 0-2 në transfertën e sotme në Ballsh.emini Dvornekoviç dhe Flores ishin ata që realizuan për këtë triumf për ekipin e Duros. Një pjesë e parë që ka folur e gjitha për Kukësin, ku u shënuan edhe dy golat e vetëm të kësaj ndeshjeje.

Më pas në fraksionin e dytë, ballshiotët u përpoqën të rihapin sfidën, por nuk ia kanë dalë pasi miqtë administruan në mënyrën më të mirë të mundshmë rezultatin.

Me fitoren e sotme, Kukësi blindon vendin e tretë në kampionat me 48 pikëve, ndërsa Bylisi mbetet në vendin e parafundit me  21 pikë, duke qenë seriozisht i rrezikuar të bierë nga Kategoria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"