Kukësi “rikthehet” në Zeqir Ymeri, ja ndeshja që verilindorët luajnë pranë tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 21:10

Kukësi “rikthehet” në Zeqir Ymeri, ja ndeshja që verilindorët luajnë pranë tifozëve

Ekipi i Kukësit, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, bën me dije të gjithë tifozët se në datën 16 nëntor, ora 14:00, si pasojë edhe e pushimit prej pauzës së Kombëtareve, do të zhvillojë një takim miqësor me Lirisë së Prizrenit.

kukesi zeqir ymer

Ky takim miqësor, do të zhvillohet në stadiumin “Zeqir Ymeri”, si për të qenë më pranë tifozëve kuksianë, në këtë sezon ku verilindorët i luajnë edhe ndeshjet si pritës, në fushë asnjëanëse, pasi stadiumi në Kukës nuk është licencuar nga FSHF, dhe po i nënshtrohet rikonstruksionit. Më poshtë, njoftimi i plotë.

Skuadra e Futboll Klub Kukësit, me date 16 nëntor 2018 ora 14:00, do të zhvillojë ndeshje miqësore me skuadrën e Ilirisë së Prizërenit.

Rreth një vit më parë, në ndeshjen e parë miqësore Iliria e Prizërenit – Kukësi, këta dy ekipe u ndanë në barazim ku skuadrat arritën të shënonin nga 3 gola.

Rikthehemi pas një periudhe të gjatë në “Zeqir Ymeri” dhe ju bëjmë thirrje të gjithë sportdashësve, në veçanti tifozëve kuksjanë, të mbështesin skuadrën e zemrës pasi hyrja në stadium do të jetë pa pagesë.

Shpresojmë që shumë shpejt të arrijmë të zhvillojmë të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore, Kupës së Shqipërise si dhe ato të arenës ndërkombëtare në stadiumin e qytetit tonë pasi deri tani ka ndikuar shumë negativisht në vazhdimësinë e ekipit duke mos ju dhënë tifozëve mundësinë e mbështetjes së dretpërdrejtë për skuadrën.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"