Kukësi reagon për Gjokën: Goditje e rëndë për mbarë futbollin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 22:20

Kukësi reagon për Gjokën: Goditje e rëndë për mbarë futbollin shqiptar

Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi i Kukësit, ka reaguar në lidhje me sulmin me thikë që iu bë trajnerit Ernes Gjoka, duke e quajtur këtë gjest si mjaft të rëndë për mbarë futbollin shqiptar.

Kukesi555

Futboll Klub Kukësi dënon ashpër huliganizmin që u shfaq sot në fushën stërvitore të Vllaznisë “Reshit Rusi” në Shkodër, ndaj tranjerit Ernest Gjoka.

Ky gjest është një goditje e rëndë jo vetëm ndaj Ernest Gjokës, por për mbarë futbollin shqiptar.

Ndaj, kërkohet që tu thuhet ndal këtyre veprimeve antisportive, që njollosin jo vetëm futbollin shqiptar, por edhe më gjërë.

Futboll Klub Kukësi, shpreh konsideratën dhe mbështetjen e tij në keto momente për Ernes Gjokën dhe familjen e tij.

Ernest Gjoka ka qene tranjeri ynë, në kohën kur u shpallem kampionë gjithashtu dhe tranjeri aktual i ekipit më të vjetër në Shqipëri, i cili i ka sjellë emancipim futbollit dhe komunitetit sportiv.

Kërkojmë nga organet e rendit dhe drejtësia, që sa më parë të vihen përpara përgjegjësisë këta njerëz, që me dhunën që ushtrojnë heqin imazhin paqësor që përcjell futbolli tek njerëzit.

T’i thuhet “NDAL” sa më parë dhunës dhe gjesteve antisportive në fushat e blerta.
FUTBOLL KLUB KUKËSI.

kukesi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"