Kukësi “proteston” pas ndeshjes me Tiranën, verilindorët kontestojnë golin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2020 | 21:35

Kukësi “proteston” pas ndeshjes me Tiranën, verilindorët kontestojnë golin e parë

Humbja me rivalin direkt për titullin Tiranën në javën e parë të kampionatit i kanë lënë shije të hidhur Kukësit. Klubi verilindor pati kritika për gjyqtarët e sfidës duke pretenduar se goli i parë i kampionëve të Shqipërisë ishte në pozicion jashtë loje.
743C95AF-28F1-45AF-88D3-6E45E8350056-1200x800

Gjatë aksionit të golit në minutën e gjashtë, Kobina duket dukshëm i avancuar nga mbrojtësit e nënkampionëve të Shqipërisë, por goli i maqedonasit Najdovski u konsiderua i rregullt teksa godet direkt e në portë, por për Kukësin është krejt e kundërta pasi Kobina, sipas tyre, i zë rrezen portierit të Kukësit Dashamir Xhika.

TIRANA-KUKËSI 2-0 / RAPORTI I NDESHJES

Kukësi ka debutuar në sezonin e ri futbollistik në Kategorinë Superiore me një humbje 2-0 ndaj Tiranës. Skuadra jonë ka provuar deri në fund duke pasur edhe shanse të mira shënimi por traversa ka mohuar golin tonë në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.

Tirana kaloi në avantazh në minutat e para me një gol pas një goditjeje nga këndi, por dukshëm në pozicion jashtë loje ishte futbollisti i Tiranës i cili duhet theksuar se u përfshi në aksion, duke ndikuar në rrezen e portierit Xhika. Pak minuta më vonë, Tirana ka shënuar golin e dytë sërish nga një goditje këndi.

Në pjesën e dytë, Gega ka kryer edhe disa ndërrime duke aktivizuar Gavazaj, Cooper e Ymerin por sërish pa mundur të ndryshojë rezultatin e ndeshjes.

Skuadra jonë u paraqit në këtë ndeshje me uniformën e tretë (Lejla) duke qenë se me bardh e blu ishte skuadra e Tiranës organizatore dhe arbitri i ndeshjes vendosi që ne të luanim me fanellën e tretë për të mos pasur probleme në fushë.

Ndeshja e radhës për Kukësin do të jetë të dielën ndaj Partizanit në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Skuadra do të synojë të lërë pas këtë ndeshje dhe të rikthehet te fitorja.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"